Qytetari Erblin Bujaku ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook ku në këtë video shihet babai i Fadil Aliut, Mehmet Aliu në Hagë duke dëshmuar kundër Millosheviqit.
Ai tha se familja Aliu ka dhënë kontribute të shumta ndaj shtetit të Kosovës duke filluar nga lëshimi i shtëpisë së tyre për shkollë, pjesëmarrja në luftë, gjithashtu edhe strehimin e mijëra njerëzve në bunkerin e tyre.
Bujaku ka shtuar se kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu e meriton të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës./Gazeta10