Antonie Griezmann do të largohet pas pesë vitesh nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni.
Lajmin e largimit e ka dhënë vet lojtari përmes një videomesazhi ku ka falënderuar drejtuesit dhe tifozët e Atleticos për mbështetjen.
Ende nuk është e qartë se ku do të transferohet Griezmann.
Mediat në Spanjë kanë raportuar se sulmuesi francez do të bashkohet Barcelonës. Kjo e fundit është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej 125 milionë eurosh të lojtarit.
Por sot mediat raportojnë se Manchester City ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit francez.
Edhe kampioni i Premierligës është i gatshëm të paguajnë klauzolën prej 125 milion euro për të siguruar shërbimbet e 28 vjeçarit.
Ditët në vazhdim do ta kuptojmë se cilën fanellë do ta djersit Griezmann nga sezoni i ardhshëm. /ORAinfo/