Menaxhmeti i Juventusit nis punën, këta janë kandidatët për ta zëvendësuar Allegrin

15:02 | 17 Maj 2019

Massimiliano Allegri ka përfunduar aventurën e tij edhe zyrtarisht te Juventusi. Tani ‘Zonja e Vjetër’ është në kërkim të një trajneri të ri.

Menaxhmenti i Juves tani ka nisur serizosiht të mendoj për emrin e trajnerit që mund t’i realizojë projektet e klubit.

Preferenca e dy drejtueve të Juventusit, Nedved dhe Paratici mbetet Conte, pavarësisht se Agnelli refuzon opsionin, përcjell ORAinfo.

Përveç kësaj, Juventus do të duhet të kuptojë se do të jetë në luftë të ashpër me Interin për transferimin e Contes, i cili është në bisedime të avansaura me klubin ‘Zi e kaltër’.

Në këtë situatë, Juventus është duke menduar edhe për opsione të tjera.

Sipas calciomercatos, kontaktet mund të fillojnë me trajnerin e Tottenham, Pochettino, i cili duket i destinuar të largohet nga Tottenham këtë verë pas disa viteve të suksesshme.

Një tjetër emër i përmendur është ai i trajnerit të kombëtares se Francës, Didier Deschamps. Ky i
fundit është zgjedhja e Agnelli.

Në Serie A, pëlqimet e Inzaghit, Gasperinit dhe Mihajlovic janë duke u konsideruar si zëvendësuse të Allegrit. /ORAinfo/

Komento: