Everton po transferohet në Serie A, por jo të Milan

12:29 | 18 Maj 2019

Interi ka marrë driten jeshile nga UEFA për transferimet e verës.

Kjo marrëveshje i jep liri Interit për të shpenzuar në tregun e transferimit, me Nerazzurët që kërkojnë të përmirësojnë ekipin me shtimin e disa lojtarëve për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet nga Tuttosport, Richarlison i Evertonit është një nga emrat në listën e përforcimeve potenciale të Marotta dhe Ausilio, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi brazilian mund të luajë në të dy krahët, si dhe një sulmues të dytë dhe ka shënuar 13 gola për Everton këtë sezon pas bashkimit me klubin nga Watford verën e kaluar.

Everton vlerëson se ylli brazilian e ka çmimin rreth 65 milionë euro, ndërsa PSG dhe Atletico Madrid gjithashtu kanë shprehur interesin e tyre.

Nuk do të jetë një përpjekje e thjeshtë për Nerazzurët, por klubi është i gatshëm t’ia ofrojë klubit anglez Joao Mario, të cilin klubi i Interit e vlerëson 20 milionë euro.

Kujtojmë që edhe Milan raportohej se ishte i interesaur për shërbimet e lojtarit, por duket se rosoneret kanë hequr dorë për shkak të çmimit të lartë të vënë nga Everton për kartonin e lojtarit brazilian. /ORAinfo/

Komento: