
Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka reaguar ndaj premtimit të Kryeministrit Albin Kurti për të pasur një qeveri pa ministra me aktakuza, duke e cilësuar këtë premtim si të pabazuar dhe pa parime.
‘’Nuk i marr serioze deklarimet e Kurtit se nuk ka parime’’ tha ai.
Beqa ka theksuar se nuk mund ta marrë seriozisht Kryeministrin Kurti, pasi sipas tij, ai nuk ka parime.
‘’Nuk mundëm me i marrë një njeri pa parime si serioz në parime’’ u shpreh Beqa.
Ai ka theksuar se nuk ka asnjë logjikë që njerëzit me aktakuza dhe që afera korruptive me qenë pjesë e zgjedhjeve.
‘’Asnjë logjikë nuk ka qe njerëzit me aktakuza dhe që afera korruptive me qenë pjesë e zgjedhjeve’’ potencoi ai.
Beqa gjithashtu ka përmendur edhe Kryeministrin Kurti, për përfshirje në afera.
“Këtu përfshihet edhe Kurti sepse edhe ai është i përfshirë në aferën e energjisë elektrike” ka shtuar Beqa./FrontOnline/