Vd’es një polic, Sindikata: Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës

12:08 | 03 Shkurt 2025
vd’es-nje-polic,-sindikata:-humbja-e-tij-eshte-e-rende-per-familjen,-koleget-dhe-policine-e-kosoves

Ka vdekur zyrtari policor, Samet Rexhepi.

Sindikata e Policisë ka lëshuar një telegram ngushëllimi ku thotë se humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.

“E nderuara familje Rexhepi, të nderuar kolegë dhe miq, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.”

Sindikata ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Komento: