“Çmendet” gjiganti evropian, ofron 80 milionë për De Ligt

16:25 | 18 Maj 2019

Matthijs de Ligt mund të përfurndojë në Manchester United.

Qendërmbrojtësi i Ajax do të largohet nga klubi holandez dhe janë të shumta skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij. Juventusi, PSG, Barcelona, Manchester City, por ditët e fundit në garë për kapitenin është edhe Manchester United.

Skuadra e drejtuar nga Solskjaer ka kthyer sytë nga kapiteni i Ajax për të përforcuar mbrojtjen dhe sipas asaj që raporton ” Telegrapgh”, janë gati të paguajnë deri në 80 milionë euro për shërbimet e tij. Barcelona duket skuadra më e favorizuar, por konkurenca e madhe nga skuadrat e tjera mund të bëjë që De Ligt të zgjedh një tjetër destinacion.

Komento: