Reali përgatitë 300 milionë, këta janë mega tranferimet

17:10 | 18 Maj 2019

Reali pritet të bëjë revolucion të madh në verë.

Nuk ka asnjë diskutim se Real Madrid do ta ketë fjalën kryesore në afatin kalimtar të verës. Florentino Perez është bërë gati për ndryshime drastike në skuadër.

Me këtë premtim është rikthyer edhe Zinedine Zidane. Mediat madrilene raportojnë se Reali ka ndarë 300 milionë euro për blerje, por që fondi mund të rritet pasi që pritet të ketë shitje deri në 200 milionë euro.

Jovic dhe Mendy do të jenë dy transferet e para të Realit, para se të provohet opsioni Hazard.

Llorente, Ceballos, Bale, Mariano Diaz e Nacho do të jenë vetëm disa nga largimet e para te Reali. Për të nisur pazaret e para, Reali është duke pritur datën 1 korrik.

Agjentët e skuadrës janë duke punuar vazhdimisht dhe se shpërthimi në treg i Realit pritet të fillojë pas pak javësh.

Komento: