“Prej pagës 600 në 900 euro”, Hamza për rritjen e pagave: Nëse nuk e përmbushi jap dorëheqje!

21:35 | 04 Shkurt 2025
bedri-hamza:-puna-e-cdo-qytetari-do-te-vleresohet-drejte,-50%-do-t’i-rris-pagat-ne-sektorin-publik

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i bindur se premtimin për rritje të pagave prej 50% do ta mbajë, ashtu siç ka deklaruar para qytetarëve të Kosovës.

Në të kundërtën, Hamza ka thënë se do të jepte dorëheqje si kryeminstër i Kosovës.

“Nuk ka ndodh rritje domëthënëse prej vitit 2013-2014. Po e deklaroj publikisht që po që se nuk e përmbushi këtë premtim më 31 dhjetor nuk jam kryeministër”, ka thënë Hamza në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Për më tepër, Hamza ka thënë se e ka planifikuar edhe mënyrën se si do të bëhet rritja e pagave.

Ai ka theksuar se në këtë rritje të pagave do të përfshihen edhe pensionistët.

“Kostoja tek rritja e pagës është rreth 400 milionë shtesë, por unë kam thanë për pensionet. Nëse dikush e ka pasë pagën 600 euro i bahet 900 euro. Nëse dikush e ka pasë pagën 800 euro i bahet 1200 euro”, ka thënë Hamza.

Komento: