Prishtina njofton qytetarët: Faturat e Ndërmarrjes ‘‘Pastrimi’’ nga 1 janari, s’jeni të obliguar t’i paguani

14:08 | 05 Shkurt 2025
prishtina-njofton-qytetaret:-faturat-e-ndermarrjes-‘‘pastrimi’’-nga-1-janari,-s’jeni-te-obliguar-t’i-paguani

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e vetë se ata nuk janë të obliguar që t’i paguajnë faturat për grumbullimin e mbeturinave që janë lëshuar nga Ndërmarrja KRM ‘‘Pastrimi’’ nga data 1 janar 2025.

Në njoftim është bërë e ditur edhe se pagesat për këtë shërbim nga tani e tutje duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Komento: