Joseph: Kurti ka përgjegjësinë të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me ShBA-në

20:08 | 05 Shkurt 2025
joseph:-kurti-ka-pergjegjesine-te-kete-marredhenie-te-hapura-dhe-te-besueshme-me-shba-ne

Analisti i Ballkanit, Edward Joseph, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka përgjegjësi që të ketë raporte të mira me ShBA-në.

Joseph tërhoqi gjithashtu vëmendjen për qëndrimin e qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri Kurti ka përgjegjësinë të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka bërë këtë”.

“Dhe ai ka përgjegjësi t’u tregojë serbëve të Kosovës se janë qytetarë të plotë dhe një të ardhme të plotë në Republikën e Kosovës. Dhe ai nuk e ka bërë absolutisht këtë”, tha ai me anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor.

Komento: