
Kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së, Xhafer Gashi është takuar me disa familje në komunën e Obiliqit.
Ai tha se u pritë ngrohtë nga familjet Shalaku, Krasniqi dhe Mustafa, me të cilët biseduan për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit, raporton Gazeta10.
“Këto takime ishin një dëshmi e qartë e besimit dhe mbështetjes që qytetarët tanë kanë për vizionin e LDK-së”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10