Arrestohen në aeroport 4 shtetas turq me dokumente të dyshuara false

12:38 | 06 Shkurt 2025
arrestohen-ne-aeroport-4-shtetas-turq-me-dokumente-te-dyshuara-false

Pasditen e së mërkurës, Policia e Kosovës në katër raste të ndara në aeroportin e Prishtinës ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, meqë në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Bëhet e ditur se dokumentet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Komento: