Kelmendi takim me prokurorët, temë rastet e trafiki*mit me qenie njerëzore

17:08 | 06 Shkurt 2025
kelmendi-takim-me-prokuroret,-teme-rastet-e-trafiki*mit-me-qenie-njerezore

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takim me koordinatoren nacionale, Sebahate Sinani dhe koordinatorët e prokurorive për rastet e trafikimit me qenie njerëzore, ku kanë marrë pjesë edhe prokurorët  nga departamentet për të mitur në prokuroritë themelore.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me rastet e trafikimit me qenie njerëzore gjatë vitit 2024, si dhe një sërë çështjesh të rëndësishme profesionale që ndërlidhën me luftimin e trafikimit me qenie njerëzore duke përfshirë edhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët gjatë trajtimit të rasteve të trafikimit.

“Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, theksoi se përherë ekziston gatishmëria e tij për t’i mbështetur prokurorët që i trajtojnë këto raste, duke theksuar se trafikimi me njerëz është një ndër veprat me komplekse e paraparë në Kodin Penal që kërkon qasje profesionale dhe konstruktive nga ana e prokurorëve”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se mbajtja e këtij takimi është mbështetur nga projekti rajonal “Mbështetja e BE-së për përmirësimin e luftës kundër kontrabandës së emigrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor “EU4FAST WB”, prezantimi i të cilit projekt u bë në fund të këtij takimi.

 

Komento: