Policia shpallë në kërkim një person, akuzohet për dy vepra penale

13:08 | 07 Shkurt 2025
policia-shpalle-ne-kerkim-nje-person,-akuzohet-per-dy-vepra-penale

Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shpallur në kërkim një person.

I kërkuari nga Policia është Egzon Berisha i lindur me 13.09.1993 nga Peja. Ai po kërkohet për dy vepra penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ dhe ‘’Dhunë në Familje’’.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Komento: