
Pas katër viteve, qytetarët e Kosovës sot do t’u drejtohen përsëri kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Në garë janë 11 subjekte politike me 616 kandidatë për deputetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka thënë se në listën e votuesve janë të regjistruar 1,970.944 persona.
Ndërsa, sipas KQZ-së, në katër komunat e veriut të Kosovës, si në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan, dhe Zubin Potok kanë të drejt vote 46,703 persona.
Mitrovica e Veriut ka numrin më të lartë të votuesve me 18 mijë e 781 persona, pastaj në Leposaviç me 13 mijë e 876 persona të regjistruar, në Zveçan janë 7 mijë e 203 persona të regjistruar, në Zubin Potok 6 mijë e 843 persona.
‘’Në Mitrovicën Veriore janë të regjistruar si votues 18 mijë e 781 persona, në Zveçan janë 7 mijë e 203 persona të regjistruar, në Zubin Potok 6 mijë e 843 persona si dhe në Leposaviq janë 13 mijë e 876 persona të regjistruar për të votuar’’ thuhet nga KQZ.