Baraliu: Ligji i ri për zgjedhjet do të ketë efekt, pas 9 shkurtit shihen rezultatet

09:38 | 09 Shkurt 2025
baraliu:-ligji-i-ri-per-zgjedhjet-do-te-kete-efekt,-pas-9-shkurtit-shihen-rezultatet


Ish-kreu i KQZ-së, Mazllum Baraliu, për FrontOnline, ka folur mbi Ligjin e ri të zgjedhjeve dhe rreth efektit të tij.

Baraliu potencon se ky ligj do të ketë efekt, por do të shihet pas zgjedhjeve efekti i tij.

‘’Ndryshimet në ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme do të i kenë efektet e tyre. Se çfarë do të jenë do të shohim pas datës 9’’, shprehet ai.

Baraliu, po ashtu thotë se nuk e di nëse partitë politike e kanë analizuar dhe studiuar shtimin e numrit të kandidatëve nga pesë sa ka qenë në dhjetë dhe nuk e di se për cilat arsye apo për çfarë efekti është bërë kjo.

‘’Ndryshimi i parë që tek mundësia që qytetari të i votoj nga 5 në 10 kandidatë për deputetë dhe për këtë nuk e di se a ka pasur analizë apo studim se çfarë efekti mund të ketë apo edhe çfarë problemi’’ thotë ai.

Sa i përket numërimit të votave po ashtu thotë se nuk dihet se cili do të jetë efekti i këtij ligji.

‘’Ndryshimi tjetër është se numërimi bëhet në Qendrat Komunale të Numërimit dhe jo në QNR, edhe këtu nuk dihet se çfarë efekti do të ketë’’ potencon ai.

Ndërkaq sa i përket ligjit i cili ka zgjatur fushatën zgjedhore deri në ditën e fundit të saj, Baraliu deklaron se në të kalurën heshtja zgjedhore një ditë para zgjedhjeve ka shkaktuar pasoja.

‘’Pastaj, për herë të parë ndodhë që pas kaq shumë vitesh të ketë një fushatë të plotë, pra të zgjatë fushata deri në orën shtatë të mëngjesit kur edhe nis votimi. Pasojat i kemi parë deri tash në të kaluarën, por do të shohim se si do të reflektohet kjo në rezultatin zgjedhor. Por edhe ndryshimet tjera duhet pritur për ti parë efektet. Pastaj është faza e dytë e procesit zgjedhor për ti parë përparësitë apo pengesat’’ deklaroi Baraliu.

Komento: