Eman Rrahmani: Presim rezultatet nga KQZ, nuk besojmë në rezultatet e Exit Poll-eve

21:08 | 09 Shkurt 2025
eman-rrahmani:-presim-rezultatet-nga-kqz,-nuk-besojme-ne-rezultatet-e-exit-poll-eve

Eman Rramani, bartes i listes se Koalicioni për Familje në një konferenë për media ka deklaruar se rezultatet nga EXIT-POLL nuk janë korrekte.

Rrahmani ka thënë se janë duke pritur rezultatet e numëruara nga KQZ, transmeton Front Online.

“Nuk kemi mendjme se janë rezultate korrekte, rezultatet e Expollit. Ne do te presim rezultatet që janë duke u numëruar nga KQZ. Do te vazhdoj te jemi prezent ne skemën politike. Cfarë do qoftë rezultati, është rezultat i punës tonë dhe aq sa populli na ka vlerësu”, ka thënë ai./Front Online/

 

 

 

Komento: