
Nga prokuroria në fjalë thanë se hetimi bëhet për ndonjë abuzim apo keqpërdorim të votave.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së”, thanë nga prokuroria.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kishte deklaruar se nuk dihet shkaku i rënies së uebsajtit në momente e lartëcekura, ai kishte pohuar se tërë ditën u kishte punuar faqja, por u kishte rënë në disa momente pas procesit të votimit. /Klankosova.tv