Lajm i keq për Chelsean, PSG-ja po ua ‘rrëmben’ yllin e skuadrës

12:35 | 19 Maj 2019

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën e Chelseas.

Raportimet e fundit nga mediet britanike bëjnë të ditur se Paris Saint Germain janë duke bërë të pamundurën për të transferuar N’Golo Kante.

Kampionët e Ligue 1 kanë ndalur interesimin për Idrissa Gueye të Everton dhe tashmë duket se po bëjnë pazar në kampin blu të Londrës.

‘Mirror’ raporton se është Kante ai që po monitorohet nga përfaqësuesit e PSG, por bëjnë të ditur se nuk do të kenë punë të lehtë, pasi Chelsea do të rezistojnë me të gjitha forcat, transmeton lajmi.

Me shumë gjasë Chelsea do ta humb edhe yllin Eden Hazard i cili pritet të largohet drejt Real Madrid, dhe edhe humbja e Kante do të ishte e papërballueshme për skuadrën.

Mesfushori francez nuk ka pasur një sezon shumë të mirë pas ardhjes së Sarrit, pasi italiani ia ka ndryshuar pozitën e tij natyrale.

Trajneri italian nuk e do lojtarin në pozitën e mesfushorit defensiv, ku aty aktivizon Jorginhon. Ky fakt mund të përdoret në favor të PSG.

Komento: