
Një person është vrarë sot në Skënderaj.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Ai bëri të ditur se Policia fillimisht ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri brenda një lokali.
Pas plagëve të marra të viktimës i njëjti ka humbur jetën, i cili ishte 42 vjeçar, njoftoi Zahiti.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, njoftoi Zahiti.