Në 12 komuna akoma s’ka nisur numërimi, Buzhala i KQZ’së: Shpresojmë të nis nesër

17:08 | 13 Shkurt 2025
ne-12-komuna-akoma-s’ka-nisur-numerimi,-buzhala-i-kqz’se:-shpresojme-te-nis-neser

Kryetari i Sekretariatit të KQZ’së, Besnik Buzhala, ka thënë se edhe në 12 komuna akoma s’ka nisur procesi i numërimit.

Ai tha se pritet të nisë nesër.

“Sot ka filluar numërimi në 8 komuna, dje dhe pardje ka nisur në 18 komuna. Pra kanë mbet edhe 12 komuna për të cilat shpresojmë se nesër do të fillojë numërimi i kutive të votimit”, tha ai.

Komento: