Parashikimi i motit për të premten

21:08 | 13 Shkurt 2025
parashikimi-i-motit-per-te-premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në zonën perëndimore.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C. /MeteoKosova/

Komento: