Kurti udhëton në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut

21:38 | 13 Shkurt 2025
kurti-udheton-ne-gjermani-per-te-marre-pjese-ne-konferencen-e-sigurise-se-mynihut

Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Gjermani për pjesëmarrje në “Munich Security Conference 2025”.

Zyra e Kurtit njofton se kryeministri ka udhëtuar sot për në Mynih për në konferencën tre ditore të sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën tre ditore të sigurisë – Munich Security Conference 2025.

Komento: