Osmani takohet me kongresistë amerikanë: Mbështetja e tyre, rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë

11:08 | 15 Shkurt 2025
osmani-takohet-me-kongresiste-amerikane:-mbeshtetja-e-tyre,-rol-kyc-ne-shkrimin-e-historise-se-kosoves-se-lire

Presidentja Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u takua me delegacionin e kongresistëve amerikanë.

Ajo këtë takim e quajti jashtëzakonisht të përzemërt dhe të rëndësishëm

E para e vendit shtoi se mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane.

“Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Komento: