Vdes papritur i riu nga Prishtina, Lirim Maqedonci

12:56 | 16 Shkurt 2025

Familja Maqedonci nga Prishtina gjatë mëngjesit të sotëm u përball me një lajm të rëndë dhe të dhimbshëm, pasi u nda nga jeta në moshë të re djali i tyre Lirim Maqedonci.

Sot u nda nga jeta, Lirim Maqedonci zyrtari i Lartë i Personelit te Sektori i Burimeve Njerëzore në Komunën e Prishtinës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur kolegët e të ndjerit.

Kolegët e kujtojnë Lirimin për dashninë e madhe, edukatën dhe punën e palodhshme.

Komento: