Milan-Frosinone, befasi në formacionet zyrtare

17:23 | 19 Maj 2019

Sot na pret një takim interesant në Seria A.

Milani është nikoqir i Frosinones në ndeshjen që zhvillohet në San Siro, e vlefshme për xhiron e parafundit në kampionatin italian.

Rossonerët janë në vend të gjashtë në tabelë me 62 pikë dhe me fitore eventuale do të barazoheshin me pozitën e katërt që mbahet nga Atalanta dhe pastaj do të shpresojnë që Juventusi të shënojë fitore.

Frosinone në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Serie B, prandaj nuk pritet të jetë ndonjë kundërshtar shumë i vështirë. Sido që të jetë, duhet t’i presim 90 minutat.

Trajnerët Gennaro Gattuso dhe Marco Baroni i kanë gati formacionet e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini.

Formacioni startues i Frosinones: Bardi, Goldaniga, Ariaudo, Brighenti, Zampano, Sammarco, Maiello, Paganini, Beghetto, Trotta, Ciano.

Komento: