Pochettino vjen me transferim gjigant nga Seria A

17:31 | 19 Maj 2019

Trajneri i Tottenhamit, e ka në mendje yllin e Romës, Zanilon.

Pas dy sensioneve të merkatos me asnjë transferim, Tottenhami po përgatitet për një verë të nxehtë më shumë transferime.

Drejtuesit e “Spurs”-ve kanë nisur menjëherë nga puna për të përforcuar organikën dhe, sipas medieve angleze, mes objektivave në listën e klubit anglez është edhe Nicolo Zaniolo, për të cilin ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino është gati t’i ofrojë Romës 40 milionë euro.

Roma e mori vetëm 5 milionë euro nga Interi, ndërkohë që tashmë vlera e tij është shumëfishuar. Progresi i tij ka bindur edhe trajnerin e kombëtares Mancini, për ta grumbulluar për ndeshjen e muajit mars ndaj Finlandës

Komento: