Osmani ndan pamje nga parakalimi i Ushtrisë dhe Policisë: Krenarë me ta – mbrojtja e lirisë është detyrë e përhershme

18:38 | 17 Shkurt 2025
osmani-ndan-pamje-nga-parakalimi-i-ushtrise-dhe-policise:-krenare-me-ta-–-mbrojtja-e-lirise-eshte-detyre-e-perhershme

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga parakalimi i sotëm i Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës, me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë. Këto pamje i ka shoqëruar edhe me fjalimin e mbajtur sot në këtë ceremoni.

Osmani është shprehur krenare me ushtrinë dhe policinë, teksa ka thënë se mbrojtja e lirisë është detyrë e përhershme.

“Liria jonë është e shenjtë dhe mbrojtja e saj është detyrë e përhershme. Krenarë me ushtrinë dhe policinë tonë! 🇽🇰”, ka shkruar Osmani.

Komento: