Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime për gjuajtje me armë

19:38 | 19 Shkurt 2025
ushtaret-e-kfor-it-kryejne-ushtrime-per-gjuajtje-me-arme

Ushtarët italianë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndimore e kanë zhvilluar sot një ushtrim.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ushtarët kryen ushtrime të gjuajtjes së drejtpërdrejtë në poligonin e qitjes “Voloire” pranë Kampit Villaggio Italia.

“Stërvitja synon të ruajë dhe përmirësojë aftësitë e të shtënave të ushtarëve me procedura individuale të testimit të armëve dhe mbajtjen e nivelit të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë”, shkruan KFOR.

Komento: