KEDS zë për herë të dytë një kompani të taksive duke vjedhur rrymën, vlera mbi 25 mijë euro

12:38 | 20 Shkurt 2025
keds-ze-per-here-te-dyte-nje-kompani-te-taksive-duke-vjedhur-rrymen,-vlera-mbi-25-mije-euro

Kompania e Distribuimit të Energjisë Elektrike (KEDS) ka thënë se brenda pak muajve ka kapur për herë të dytë një kompani të taksive në Prishtinë, duke vjedhur rrymën.

Sipas njoftimit, llogaritja e dëmeve të shkaktuara nga kompania e taksive, që nga tetori i vitit 2024, është 25 mijë e 120 euro.

“Në tetor të vitit të kaluar patëm raportuar për një kompani të taksive nga Prishtina, pronari i së cilës ishte zënë nga KEDS-i duke vjedhur energjinë elektrike.

Shërbimin për klientë e kishte me para, ama veturat elektrike po i mbushte pa para. E për këtë i ishte dashur t’ia rikthejë kompanisë 40 mijë euro. Para pak ditësh, e njëjta kompani është zënë sërish duke i mbushur ato vetura ilegalisht, pra duke ia vjedhur rrymën KEDS-it,  thuhet në njoftim.

 

 

 

Komento: