U pyet nëse do t’i përgjigjet urdhrit të gjykatës, Kurti refuzon të deklarohet

14:08 | 20 Shkurt 2025
u-pyet-nese-do-t’i-pergjigjet-urdhrit-te-gjykates,-kurti-refuzon-te-deklarohet

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë për paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij.

E në lidhje me mos-paraqitjen e tij në Prokurori si dëshmitar në rastin e rezervave shtetërore Kurti është pyetur sërish sot nga gazetarët.

Kurti shkoi sot në Stan Tërg ku është mbajtur manifestimi qendror i Javës së Minatorëve.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Kurti zgjodhi që sërish të mos deklarohet për këtë temë.

“Urime java e minatorëve”, tha shkurt Kurti, duke anashkaluar pyetjen e gazetarëve.

Komento: