Hoti shpreh ngushëllime për vdek*jen e Qerkinit: U bë zëri i shumë familjeve që presin të vërtetën për të zhdu’kurit

10:08 | 24 Shkurt 2025
hoti-shpreh-ngushellime-per-vdek*jen-e-qerkinit:-u-be-zeri-i-shume-familjeve-qe-presin-te-verteten-per-te-zhdu’kurit

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka vdekur në orët e para të së hënës.

E familjes së Qerkinit i ka shprehur ngushëllime Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

Hoti tha se Qerkini me përkushtim dhe kurajo u bë zëri i shumë familjeve që presin të vërtetën për të zhdukurit.

“Baca Bajram u largua nga kjo botë pa marrë përgjigjen që kërkoi për vite me radhë për djalin e tij, por angazhimi dhe trashëgimia e tij do të jetojnë përherë”, ka shkruar Qerkini në Facebook.

Komento: