Barcelona gënjeu se e transferoi yllin e madh

23:17 | 19 Maj 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka hedhur poshtë spekullimet e menjëhershme të një lëvizjeje për Antoine Griezmann, duke deklaruar se klubi nuk ka gjasa të kryejë ndonjë biznes deri pas përfundimit të Copa del Rey.

Ylli i Atletico Madrid njoftoi daljen e tij më parë këtë javë dhe duket pothuajse e sigurtë se do të niset në Camp Nou, megjithëse me një ulje pagash, përcjell ORAinfo.

Por Valverde thotë se nuk do të ketë lëvizje për francezin apo ndonjë lojtar tjetër derisa të përfundojë ndeshja me Valencian të shtunën e ardhshme./ORAinfo/

Komento: