Çeku: Po presim përgjigje nga OVL-UÇK për pjesëmarrje në përvjetorin e Epopesë

12:38 | 26 Shkurt 2025
ceku:-po-presim-pergjigje-nga-ovl-uck-per-pjesemarrje-ne-pervjetorin-e-epopese

Anëtari i Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Hajrullah Çeku, ka deklaruar se janë në pritje të konfirmimit për pjesëmarrje nga Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Ai ka thënë se iu kanë dërguar ftesë tri organizatave të dala nga lufta, duke shtuar se “ata e kanë vendin aty”. Derisa këto organizata kishin thënë se do t’i bojkotojnë organizimet e Qeverisë, Çeku, njëherit ministër i Kulturës, ka thënë se ky organizim s’ka të bëjë me parti.

“Ne ju kemi dërguar ftesë të tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe po presim konfirmimin e tyre. Ne i ftojmë që të jenë pjesë e këtij organizimi. Epopeja është e të gjithëve”, ka thënë ai të mërkurën para mediave.

Çeku shtoi se përpjekja për ta politizuar këtë moment të rëndësishëm “besoj se duhet të injorohet në rastin më të mirë”.

Komento: