Vengu pas takimit me Barduanin: KFOR-i, mburojë për stabilitetin e sovranitetin e Kosovës

16:38 | 27 Shkurt 2025
vengu-pas-takimit-me-barduanin:-kfor-i,-mburoje-per-stabilitetin-e-sovranitetin-e-kosoves

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka folur për takimin që e pati me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se me Barduanin ka diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në Kosovë.

“KFOR-i është një mburojë e rëndësishme për stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës, prandaj nënvizova rëndësinë e bashkëpunimit me strukturat e sigurisë së Kosovës”, ka thënë Vengu.

KFOR dje kishte thënë detaje nga takimi i Vengut dhe Barduanit, ku thuhej se u diskutua edhe për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Komento: