Vërshimet e para një viti, kreu i Dragashit ia kujton Kurtit që s’ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i ndihmuar qytetarët atje

18:38 | 01 Mars 2025
vershimet-e-para-nje-viti,-kreu-i-dragashit-ia-kujton-kurtit-qe-s’ka-ndermarre-asnje-veprim-per-t’i-ndihmuar-qytetaret-atje

Kreu i Komunës së Dragashit, Begjet Xheladini, ka shpërndarë një postim të kryeministrit Albin Kurti të bërë në qershor të vitit të kaluar, për t’ia kujtuar se ende Qeveria e Kosovës s’ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndihmuar banorët e Dragashit pas vërshimeve.

Kreu i Komunës së Dragashit thotë se i kanë bërë vlerësimet e dëmeve dhe se kanë punuar për të kërkuar mbulimin e dëmeve nga Qeveria e Kosovës.

“Ky është postimi i Kryeministrit Kurti një ditë pas vërshimeve në Dragash: “Deri sot, asnjë ndihmë dhe asnjë përgjigje. Si qeveri lokale, me kohë kemi realizuar vlerësimin financiar të dëmeve dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë kërkesat për mbulimin e këtyre dëmeve nga Qeveria e Kosovës.””, ka shkruar kryetari i Dragashit.

Kurti kishte paralajmërua ndihmë nga niveli qendror për rindërtimin dhe riparimin e dëmeve.

Komento: