Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), duke i caktuar një muaj paraburgim të dyshuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.
Sipas vendimit, masa e paraburgimit është shqiptuar nga gjykatësi i procedurës paraprake pas seancës dëgjimore.
Prokuroria Speciale njoftoi se të premten, më 28 shkurt 2025, pas disa muajsh hetime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka arrestuar të dyshuarën në rajonin e Mitrovicës.