
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, sot ka pritur takim Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, takim në të cilin ata kanë diskutuar ndër tjerash mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Në njoftim bëhet e ditur se në takim ata dhënë ide dhe qasje mbi mënyrat më efektive për të përballuar zhvillimet e fundit globale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe partneriteteve strategjike.
Bëhet e ditur se ata kanë diskutuar edhe për atë që thuhet në njoftim, ”arkitekturën e re” politike në botë, dhe sfidat që vijnë me të.
Njoftimi:
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐚𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐞𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves, ku diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë takimit, një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte arkitektura e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të. Palët ndanë ide dhe qasje mbi mënyrat më efektive për të përballuar zhvillimet e fundit globale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe partneriteteve strategjike.
Ambasadori Hargreaves i përcolli ministrit Maqedonci urimet më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, duke vlerësuar lidershipin dhe angazhimin e tij në forcimin e sektorit të mbrojtjes. Gjithashtu, ai shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Të dyja palët riafirmuan angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen.