Numërohen të gjitha votat me postë – Kaq morën partitë e mëdha

18:08 | 04 Mars 2025
numerohen-te-gjitha-votat-me-poste-–-kaq-moren-partite-e-medha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i votave me postë.

Në përditësimin e fundit të bërë të KQZ-së,është bërë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë me 51.57%, ose 31963 vota.

Pas saj, vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.55%, ose 18933 vota.

E treta është Partia Demokratike e Kosovës me 9.48 %, ose 5878.

Komento: