Këshilltari i Kurtit padit gazetarin Mehmetaj, Gjykata i dërgon ftesë – ky i fundit i fton në shtëpinë e tij

17:38 | 05 Mars 2025
keshilltari-i-kurtit-padit-gazetarin-mehmetaj,-gjykata-i-dergon-ftese-–-ky-i-fundit-i-fton-ne-shtepine-e-tij

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka bërë të ditur se i ka ardhur një ftesë për pjesëmarrje në një seancë dëgjimore, ku është paditur nga këshilltari i kryeministrit Kurti, Jusuf Ulaj.

Megjithatë, Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është i gatshëm për seancë, por në shtëpinë e tij. I njëjti ka propozuar edhe një orar.

“Për shkak të angazhimeve të shumta si gazetar e kam të pamundur të paraqitem në gjykatë. Ftoj gjykatësen, Ujëvesa Hysenaj, ta kryejmë këtë procedurë në shtëpinë time. Këtu keni edhe orarin e propozuara:

Vendi, Shtëpia ime: Kati i parë. Kuzhinë.

Dita e diel.

Ora: 23 e 42.

Për orare të tjera mund të flasim në të ardhmen. Nuk e kam problem t’iu përshtatem”, ka shkruar Mehmetaj.

Postimi i plotë: 

Kujtojmë se veprimin e njëjtë, e ka bërë paraprakisht edhe kryeministri Kurti, ku pavarësisht urdhërit nga Gjykata, nuk ka shkuar të dëshmoj në Prokurori për rastin e rezervave shtetërore.

Komento: