Mblidhet KQZ-ja, do të vendosë për rinumërimin e votave me postë që u shpallën të pavlefshme

15:08 | 06 Mars 2025
mblidhet-kqz-ja,-do-te-vendose-per-rinumerimin-e-votave-me-poste-qe-u-shpallen-te-pavlefshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbajnë mbledhjen e radhës.

Sipas rendit të ditës në këtë mbledhje pritet që të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr.14, 15 dhe 16/2025.

Pika tre e rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për hapjen e të gjitha kutive të votimit me fletëvotimet e dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ.

Raportohet se pritet të merret vendimi për rinumërimin e votave me postë që u shpallën të pavlefshme.

 

Sipas njoftimit, kjo është mbledhja e 17 e KQZ-së për vitin 2025.

Komento: