U rekomandua rinumërimi i të gjitha votave me postë, Cakolli: Duhen trajtuar vetëm rastet specifike

16:38 | 06 Mars 2025
u-rekomandua-rinumerimi-i-te-gjitha-votave-me-poste,-cakolli:-duhen-trajtuar-vetem-rastet-specifike

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar në lidhje me tentimin për hapjen e të gjitha kutive të votimit me fletëvotimet e dërguara nga votuesit jashtë Kosovës përmes postës, çështje e cila ishte në rëndin e ditës në mbledhjen e KQZ-së, shkruan Gazeta Express.

Cakolli ka thënë se është gabim nga ana e KQZ-së nëse merren me të gjitha votat për shkak të ‘‘disa votave’’.

Ai ka thënë se një gjë e tillë mund të cenojë integritetin zgjedhor.

‘‘Kjo tendenca që për shkak të “disa votave” me u marrë me TË GJITHA votat, është qasje e gabuar e KQZ-së që mund ta cenojë integritetin zgjedhor.

Komento: