Vazhdon vizita e ish-presidentit Thaçi te babai i sëmurë në QKUK

14:38 | 13 Mars 2025
vazhdon-vizita-e-ish-presidentit-thaci-te-babai-i-semure-ne-qkuk

Ish-presidenti Hashim Thaçi sot erdhi në Kosovë për një vizitë te babai i tij i sëmurë, transmeton Periskopi.

Thaçi hyri më herët në Klinikën Interne dhe ende po vazhdon qëndrimin aty, ndërsa jashtë klinikës prezentë janë forcat policore.

Vizita e tij po zhvillohet në masa të rrepta sigurie, jo vetëm jashtë qendrës së QKUK-së por edhe brenda saj.

Në media është raportuar se Thaçi ka të drejtë të vizitoj babanë e tij vetëm brenda ditës së sotme.

Poashtu, si kusht e ka që brenda të jetë edhe policia edhe një përkthyes, që të dihet gjithçka çfarë bisedohet.

Komento: