Një lajm mjaftë i dhimbshëm ka ardhur për botën e futbollit.
Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 15 vjeç u nda nga jeta Maicol Lentini, ish-talent i Interit.
Në janar të vitit 2017 përloti të gjithë, teksa braktisi Akademinë e klubit zikaltët për t’u kuruar, por nuk ia doli dot jo vetëm të kthehej të luante futboll, por edhe të shpëtonte nga vdekja.
Në vitin 2017, Curva Nord, i dedikoi edhe një mesazh, ashtu sikurse në shiritin e kapitenit, Mauro Icardi shkruante për të.