Bale po kthehet në Premierligë.
Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, duket se është shumë afër një rikthimi në Premierligë.
Sipas raportimeve të medieve angleze, është skuadra e Manchester United ajo që mund të arrijë marrëveshje me uellsianin, transmeton lajmi.
Bale nuk pati rastin të paraqitej as në ndeshjen e fundit të La Liga, ndeshje të cilën Real Madrid e humbi kundër Real Betis.
Edhe më shokues ishte fakti që trajneri Zinedine Zidane u shpreh se po të kishte edhe zëvendësimin e katërt në dispozicion, nuk do ta shfrytëzonte për Bale.
Pas këtyre ndodhive, ‘Mirror Football’ ka raportuar se Manchester United pritet ta shfrytëzoj këtë situatë të uellsianit.
‘Djajtë e kuq’ besohet se do t’i ofrojnë lojtarit një pagë prej 13 milionë funteve.