‘Curri’ me shokë dërohet në Gjykatë, nën përcjelljen e Njësisë Speciale të Kosovës

11:43 | 21 Maj 2019

Kanë hyrë në ambientet e Gjykatës Themelore të Prishtinës pesë personat e prangosur dje gjatë ditës nën dyshimet për fajde dhe kr im të organizuar.

Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri”, Mentor Maqani, Ilir Bojku, Rrahim Hashim dhe Adil Thaçi janë pritet të paraqiten para trupit gjykues. Për këta të dyshuar do të caktohet masa e paraburgimit.

Policia e Kosovës të hënën ka prangosur shtatë persona të dyshuar për veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.Grupi në krye mafiozin mitrovicas Ismet Osmani – Curri, Rrahim Hashimi, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani dhe A.Th., E.L dhe Z.J sot pritet të dalin para gjykatësit lidhur me masën e sigurisë.
Ata gjenden të ndaluar për 48 orë ndërkohë që Prokuroria ndaj tyre ka kërkuar masën e paraburgimit.

Policia pas përfundimit të operacionit ka bërë të ditur se krimet e mafiozit Ismet Osmani dyshohet se peshojnë mbi 6 milionë euro. Sipas policisë Curri me shokë kishte përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 2.5 milionë euro.

“Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet/vlerësohet mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milion euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: