Thaçi takohet me Ramën, ja çka biseduan

13:23 | 21 Maj 2019

Hashim Thaçi flet me Edi Ramën rreth përgatitjeve të Samitit të Parisit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Këtë e bëri të ditur Thaçi nëpërmjet një statusi, ku tregoi se me Ramën ka folur rreth aktualiteteve politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Mes tjerash presidentët shqiptar kanë diskutuar edhe rreth përgatitjeve të Kosovës për Samitin e Parisit.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”, ka shkruar Thaçi.

Komento: