
Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka ndërruar jetë punëtori i Komunës, Imri Mustafa.
Rama ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit.
Postimi i plotë:
Me trishtim të thellë morëm lajmin për humbjen e kolegut tonë, Imri Mustafa. Në emrin tim dhe të gjithë ekipit të Kryeqytetit, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
U prehsh në paqe, Imri!