Çitaku për Kurtin: E ka shndërruar zyrën e shtetit në të partisë, fundi i tij do të jetë i turpshëm

18:08 | 03 Prill 2025
citaku-per-kurtin:-e-ka-shnderruar-zyren-e-shtetit-ne-te-partise,-fundi-i-tij-do-te-jete-i-turpshem

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me takimet që kryeministri në detyrë Albin Kurti po i mbanë në zyrën e kryeministrisë me deputetet e zgjedhur nga komunitetet joshumicë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Çitaku në reagimin e saj ka theksuar se Kosova nuk është parti e as pronë, dhe se, kryeministri në detyrë po i shkel ligjet dhe po i përbuz traditat.

‘‘Albin, me këtë qasje, fundi yt politik nuk do të jetë vetëm një dështim, do të jetë i turpshëm’’, ka shkruar ajo.

Po ashtu, ajo ka thënë edhe se, Kurti s’ështl mbi Kushtetutën e as  mbi dinjitetin e popullit që vuajtur për demokraci.

Komento: